Telenews

AliExpress përdor imazhin e Shyhrete Behlulit për shitje të fustaneve!

Këngëtarja Shyhrete Behluli pos për këndim, shquhet edhe për fustanet e bukura me të cilët paraqitet në dasma e koncerte të ndryshme.

E një prej tyre, po përdoret për reklamim nga kompania gjigante e porosive ‘online’, AliExpress.

“Fustan luksoz mbrëmjeje me mëngë të gjata Iluzioni me rruaza V me jakë saten Veshje femrash me çokollatë një linjë. AliExpress me mijëra marka dhe miliona produkte, shkarkoni dhe merrni zbritje ekskluzive brenda aplikacionit”, thuhet në përshkrimin sipër fotografisë së Shyhretes.

Gjithsesi, nuk dihet nëse fustani i Shyhretes i takon realisht AliExpress-it, por një gjë është e sigurt, ajo shkëlqen në çfarëdo lloj veshjeje!

Të ngajshme

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Yllka Gashi

Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Yllka Gashi

IKD: Konstituimi i Kuvendit obligim kushtetues që nuk mund të anashkalohet

Yllka Gashi