Telenews

Kurti u takua me drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

 

Qeveria njofton se kryeministri Kurti e uroi Vashchenkon për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.

“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë”, theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, gatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Të ngajshme

Rënia alarmante e lirisë së medias: Kosova e 99-ta, më së keqi ndër vendet e Ballkanit

Valjeta Turkaj

Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dyja vendet tona kanë njohur kapitujt më të errët të shtypjes

Valjeta Turkaj

Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës

Valjeta Turkaj