Telenews

Thirrjet nacionaliste të tij, UEFA bën të ditur se ka filluar hetimet ndaj futbollistit spanjoll

UEFA ka konfirmuar se ka hapur një hetim për yllin e Spanjës, Rodri Hernandez, pas festës që bënë për titullin e fituar të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Mes festës së çmendur pas rikthimit të tyre në Madrid, një moment i pazakontë ndodhi, pasi mesfushori u incizua duke kënduar ‘Gjibraltari është Spanjë’ në sytë e mijëra tifozëve që ishin mbledhur në kryeqytetin spanjoll.

Atij iu bashkua edhe kapiteni Alvaro Morata në mikrofon, së bashku me lojtarët e tjerë, para se Morata të bënte me dije se Rodri luan në Angli – ‘Nuk më intereson’ ishte përgjigja e tij.

Një ditë më pas, Federata e Futbollit të Gjibraltarit bëri një ankesë formale në drejtim të UEFA-s pas këtij incidenti.

Minsitri i Gjibraltarit, Fabian Picardo, lëshoi një qortim edhe më të fortë në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë incident si të ‘neveritshëm’.

Teksa zemërimi po vazhdon të rritet, UEFA ka intervenuar, me një hetim që është hapur në lidhje me akuzat që janë sjellë ndaj Rodrit.

Të ngajshme

Ancelotti i “mbyll derën” Neymarit te Brazili

KushtrimGuraj

Wenger me pretendime të mëdha: Wirtz ka shkatërruar mesfushën e Liverpoolit – ja pse

KushtrimGuraj

E fundit: Merr flakë autobusi që po transportonte tifozët e Barcelonës

Donat Hashani