Telenews

“Skuqem nga turpi i tyre”, Ali Ahmeti reagon për incidentin në Shkup

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me incidentin e djeshëm me të cilin u përballë Presidentja Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Ahmeti e ka cilësuar këtë si skandal të papranueshëm diplomatik, derisa ka thënë se e dënon në formën më të ashpër të mundshme.

“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Osmanin.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, ka deklaruar se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

Sipas Kupinës, sigurimi më pas ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten dhe se pastaj ka reaguar Policia e Kosovës për të hapur rrugën.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, tha Kupina

Të ngajshme

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e tumoreve jo kancerogjene të trurit, zbulon studimi

Erzana Fazliu

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

KushtrimGuraj

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë

KushtrimGuraj