Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik.
Protestuesit shihen me disa pankarta në duar ku shkruan: “Nëse Kurti e hap Urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për gjithçka”, “Në urë mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Derisa BE dhe SHBA po shkruajnë deklarata, po na dëbojnë”, “Po kërkojmë nga KFOR të dijë të mbrojë”.
Aktualisht në afërsi të objekteve të Urës së Ibrit janë parë të vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it.
Ndërkaq, Policia e Kosovës është prezente në afërsi të lokacionit ku do të mbahet protesta.

