Telenews

Loredana kërkon lirimin e Noizyt

Loredana ka kërkuar lirimin e Noizyt pasi reperi është arrestuar në Lezhë nga autoritetet shqiptare të cilët kanë vepruar në bashkëpunim me policinë e Kosovës.

Artisti u shpall në kërkim për shkak se akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” për një rrahje që ka ndodhur ditë më parë në një klub nate në Pejë, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni.

“Free Noizy”, ka shkruar reperja në Instagramin e saj ku edhe ka postuar foton e artistit shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Pos Noizyt, është arrestuar edhe DJ Crax, ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Stresi, njofton Klankosova.tv.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj