Telenews

Stresi publikon video duke u larë në bregdet ndërkohë që kërkohet nga policia

Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke u larë në bregdet.

Megjithatë, reperi nuk ka bërë të ditur se cilës kohë i përket videoja, duke lënë ndjekësit e tij në dilemë për vendndodhjen e tij të saktë.

Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi ditë më parë jashtë një diskoteke në Pejë. Ndërsa reperi vazhdon të sfidojë ligjin, Policia e Kosovës mbetet në ndjekje të tij për të sjellë drejtësinë për incidentin e përfolur.

Foto: Stresi/InstaStory

Ndërkaq reperi Noizy dhe Dj Crax janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës dhe bëhet me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e këngëtarit dhe DJ-it në Kosovë.

Të ngajshme

Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit –

KushtrimGuraj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

Çka po paralajmëron Lumbardh Salihu nga Kroacia?

Rrezarta Ramaj