Telenews

Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë: Mbi 1 mijë e 200 përfituan

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se ky program quhet “Kosovo Generation Unlimited”.

Sipas tij, vetëm gjatë dy vjetëve të fundit rreth 1,200 të rinj në mes të kësaj moshe kanë përfituar nga kjo mundësi.

“60 për qind prej tyre janë vajza”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se sektorët janë të ndryshëm, prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik.

“Popullatën e kemi të re, synimi ynë është që të kemi një rini vitale dhe të shkathët që veten e gjejnë edhe te profesioni”.

“Ju ftoj ta vizitoni faqen www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim që po ofrojmë për rininë tonë përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe bashkëpunimit me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova”, ka thënë ai.

Të ngajshme

”Zëri i Dërmakut” shkruan për bashkëvendasin Dr.sc. Burim Dërmaku

Donat Hashani

KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

KushtrimGuraj

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani