Telenews

Protesta në Bujanoc, Bislimi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës janë legjitime

Të hënën kanë protestuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.

Pas përfundimit të protestës zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore.

Bislimi tha se Qeveria e Kosovës mbështet qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Ai është shprehur se të drejtat e kërkuara nga shqiptarët e Luginës janë plotësisht legjitime.

“Kërkesat e tyre për “respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore” janë plotësisht legjitime dhe të drejta“, ka shkruar Bislimi.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj