Telenews

Prokuroria Speciale ndërmerr këtë veprim nda Sami Kurteshit, shkak konferenca për Rastin Dehari

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ftuar për intervistim Sami Kurteshin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo siç thotë Kurteshi, lidhur me deklaratat e bëra të tij në një konferencë për media rreth një javë më parë, në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Ftesa ndaj tij siç thuhet në dokument u bë më 16 gusht, ndërsa intervistimi i tij është paraparë të mbahet më 20 gusht.

”Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.

Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!”.

 

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj