Telenews

Hiqen grilat që e rrethojnë komunën e Mitrovicës së Veriut, Atiq: Situata e sigurisë dukshëm më e mirë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm, me kërkesë të tij janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.

Atiq tha se nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve.

“Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, shkroi Atiq.

Për këtë ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se “institucionet për qytetarët dhe sa më afër qytetarëve”.

Të ngajshme

Kurti me agjendë të ngjeshur: Diskutim për shëndetin mendor dhe takim me ambasadorin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Për dhjetë muaj u aprovuan 944 urdhra mbrojtës, 90 raste të dhunës në familje patën epilog lirues

Rrezarta Ramaj

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj