Telenews

Kurti me agjendë të ngjeshur: Diskutim për shëndetin mendor dhe takim me ambasadorin e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë dy aktivitete të rëndësishme në ndërtesën e Qeverisë.

Në orën 10:00, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor, e organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Ndërkaq, në orën 17:45, Kurti do të presë në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili do t’i dorëzojë Raportin për Vendin 2026 të Komisionit Evropian.

Pas përfundimit të takimit, në orën 18:15, kryeministri Kurti dhe ambasadori Schuebel do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të adresojnë çështjet e diskutuara dhe raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Të ngajshme

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rrezarta Ramaj

Trepçën e pret top-ndeshje në Gjermani, Bashkimi luan në Turqi

Rrezarta Ramaj

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj