Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian.
Ylli i Barcelonës ka shënuar golin e tij të 14-të në Ligën e Kampionëve para moshës 20-vjeçare, duke u bërë futbollisti me më së shumti gola në këtë moshë në historinë e garës.
Me këtë arritje, Yamal ka lënë pas Kylian Mbappen-ë, me të cilin deri tani ndante rekordin prej 13 golash.
19-vjeçari ka shënuar pesë gola në sezonin 2024/25, gjashtë në edicionin 2025/26 dhe tre në këtë sezon.
Spanjolli mban edhe disa rekorde të tjera në Ligën e Kampionëve, përfshirë atë të golashënuesit më të ri në një gjysmëfinale të garës.

