Telenews

Kusari-Lila lë të kuptohet se Kurti është kthyer në Kosovë, thotë se është nisur të mërkurën mbrëma nga SHBA

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka lënë të kuptohet se kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë të enjten pasi është nisur të mërkurën mbrëma nga SHBA.

“Kryeministri është nisur nga ShBA’të mbrëmë ( e mërkurë), nëse nuk gaboj. Për arsye se ne kemi pasur agjenda të ndara”, tha ajo.

Sipas fjalëve të Shefes së Grupit Parlamentar i bie që Kurti ka qenë në Kosovë gjatë vizitës së Shefit të CIA William Burns.

Kusari Lila e cila po qëndron në Çikago për  Konventën Kombëtare Demokratike i ka quajtur spekulime zërat për mundësinë e mos prezencës së qëllimshme të kryeministrit Albin Kurti në periudhën kur ndodhi vizita e shefit të CIA-s.

“E gjitha kjo është një spekulim i madh në tërësi për faktin se edhe nga takimet zyrtare që ka pasur në Prishtinë, nuk ka pasur asnjë komunikim lidhur me arsyet e vizitës. Madje, ai vet ka deklaruar se vizita ka qenë e befasishme për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën. Andaj të thuash se pjesëmarrja e paracaktuar muaj më parë e kryeministrit për dy ditë në Konvetën Demokratike, ka qenë i lidhur me këtë vizitë, është tërësisht spekulative”, ka thënë ajo për rtk.

Ndryshe, shefi i CIA’s, William Burns, të mërkurën, vizitoi Kosovën, ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani si dhe pati takim edhe në AKI.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj