Telenews

Bajqinovci reagon pas takimit të Kurtit me shefin e CIA-s

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është gëzuar takimit të kryeministrit Kurti me shefin e CIA-s, William Burns.

Bajqinovci ka kritikuar partitë opozitare për fjalimet e tyre, që sipas deputetit të LVV-së kanë ngjallur pasiguri te populli

“Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj