Telenews

Abazi: Më është kërkuar të heq nga puna njerëz veç pse s’kanë qenë në vijën e Dejona Mihalit

Deputeti, Haki Abazi ka deklaruar se i është kërkuar të largojë nga puna njerëz me arsyetimin se nuk kanë qenë në vijën e njëjtë me Dejona Mihalin.

Abazi në “Five” të Dukagjinit deklaroi se normalisht nuk e ka pranuar këtë propozimin për të larguar njerëz nga vendet e punës dhe nuk do të pranojë asesi

Abazi tha se nga posti i tij nuk pretendon që të largojë qoftë edhe një referent nga puna nëse nuk e meriton.

“Është kërkuar me i largu njerëzit prej pune realisht vetëm pse nuk kanë qenë në vijën dhe dëgjueshmërinë e Dejona Mihalit. Normalisht nuk kam pranuar as nuk pranojë. Unë kam hequr nga puna koka të larta nga institucioneve, por I kam larguar për shkak veprimeve kundërligjore që kanë bërë ose dëmtimit buxhetit Kosovës apo interesit të Kosovës. As edhe një referent nuk e heq nga vendi i punës”, deklaroi Abazi.

Të ngajshme

“Zemërbardhë dhe e respektuar”, kompania ku punonte kujton Arlindën pas vrasjes së saj

Rrezarta Ramaj

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit

Rrezarta Ramaj

Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!

Rrezarta Ramaj