Telenews

Qeveria merr vendim, rritet paga minimale në 350 euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se sot pas 13 vjetësh po e bëjnë ndryshimin, duke unifikuar pagën minimale për të gjitha grupmoshat pa diskriminim.

“Niveli i ri i pagës minimale do të jetë dy euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj  për punë me orar të plotë. Kjo pagë minimale e re do të prekë mbi 150 mijë të punësuar të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro në muaj”, deklaroi Kurti sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ai shtoi se ky është veçse një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që si qeveri kanë ndërmarrë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj