Telenews

KQZ: Fillon periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike

Duke filluar nga dita e sotme, 1 shtator 2024, të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Një gjë e tillë është bërë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Duke filluar nga 1 shtatori fillon periudha për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi në RTK.

Gjithashtu, ai ka treguar se gjatë kësaj kohe subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë.

“Gjatë kësaj kohe, pra 1 shtator – 11 dhjetor 2024, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi.

Të ngajshme

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu