Telenews

Abdixhiku mbledh në Istog të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim me struktura në Istog.

Në një fotografi të siguruar nga takimi, shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në sallë.

Në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu pjesë e këtij takimi merret vesh se janë edhe të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në të gjitha komunat e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e takimit, por shihet si takim i strukturave të LDK-së.

Ky nuk është takimi i parë i këtij formati. LDK edhe më herët ka mbledhur strukturat dhe kryetarët e degëve.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj