Telenews

Ngjarjet kryesore për sot

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, do të marrin pjesë në fillimin e punimeve për trajtimin me pllaka të cilësisë së lartë të hyrjeve, shkallëve dhe terrasave te “Santea” në lagjen “Dardania”. (Ora 09:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon Forumin Ekonomik Kosovë-Greqi. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bënë lansimin e Skemës së Kuponëve (ang. Voucher Scheme) “Mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve të cenueshëm në shërbimet e kujdesit dhe fëmijërisë së hershme”, që financohet nga Fondi i Mësimit të Hershëm i Bankës Botërore.( Hotel Sirius, ora 10:00)

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dypalësh kurse pas takimit do të mbahet konferenca për media. (Objekti i MPJD-së, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, pret në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Mbahet ceremonia e përfundimit të Trajnimit Themelor të Sistemit të Komandës së Incidentit (SKI), të organizuar për herë të parë në Kosovë nga Zyra e Programeve Ndërkombëtare të Shërbimit Pyjor të Departamentit të Bujqësisë së SHBA-ve (anglisht: United States Forest Service – USFS). (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 15:00)

Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 17:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Simpoziumin e 31-të të Odave të Mjekëve të Evropës Qendrore dhe Lindore. (“Swiss Diamond”, ora 18:30)

Të ngajshme

Sherri nisi për një pjatë proshutë, detaje nga vrasja në Tiranë

Valjeta Turkaj

Shembet ndërtesa shtatë katëshe afër Stambollit, raportohet se ka njerëz nën rrënoja

Erzana Fazliu

Kurti në Paris: Evropa ka nevojë për qëndrim të qartë kundër autoritarizmit

Valjeta Turkaj