Publicisti Pal Shtufi, ka folur për arrestimin e kosovarit Liridon Rexhepi nga autoritetet turke, i cili dyshohet se ka punuar për një ndër rrjetet më të fuqishme të inteligjencës në botë, atë izraelit – Mossad.
Shtufi tha se për të më befasi është se ka dalë në skenë dhe është zbuluar një agjent i Mossadit, sesa që një shqiptar është agjent i Mossadit, pasi siç tha “nëse Mossadi nuk i ka 100 shqiptarë agjentë, atëherë nuk është Mossad”.
“Nëse Mossadi nuk i ka 100 shqiptarë agjendë, atëherë nuk është Mossad. Sigurisht i ka, kjo është hamendja ime, në bazë të krejt atyre që lexon, sheh e po i jetojmë. Minimumi është 100 që i ka sepse ai është Mossad, një nga shërbimet më të sofistikuara”.
“Turqia e ka shërbimin serioz, nuk ka nevojë të merret Turqia kundër një shqiptari, cila është arsyeja. Pse kundër një Liridoni të Kamenicës, për cilën arsye. Nëse i shërben Mossadit, atëherë Turqia ka bërë mirë”, tha ai.
Tutje, Shtufi tha se për të është e rëndësishme nëse veprimet e Rexhepit janë në kundërshtim me interesat turke, gjë për të cilën tha se nuk do t’i pëlqente, pasi Turqia është partner strategjik i Kosovës.