Telenews

Veturat e Kurtit bëhen për mjeshtër, ndahen 33 mijë euro për servisimin e tyre

Zyra e Kryeministrit ka dhënë një tender për servisim të veturave. Sipas përshkrimit, te mjeshtri do të dërgohen 8 vetura dhe për rregullimin e tyre do të paguhen 33 mijë euro.

Tetë vetura që janë nën pronësinë e Qeverisë së Kosovës, saktësisht të zyrës se Albin Kurtit, janë bërë për mjeshtër.

Për rregullimin dhe servisimin e tyre është dhënë edhe një tender, që kap vlerën e 33 mijë eurove.

“Shërbime të servisimit të automjeteve. Vlera e parashikuar e kontratës: 33,000.00 euro. Kompania fituese ” SFISHTA AUTO HOME ” SH.P.K. Data e dhënies së kontratës 02.09.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 12.09.2024”, thuhet në njoftimin e dhënies së tenderit, përcjell Demokracia.com.

Zyra e Kryeministrit këtë tender e ka ndarë në disa pjesë, mirëpo të gjitha ia ka dhënë kompanisë  “Sfishta Auto Home”.

 

Tek kjo kompani do të dërgohen 8 vetura të llojeve të ndryshme:

Golf 5 1.9 TDI 2004 nr. Shasisë: WVWZZZ1KZ5W017658

GOLF 7 1.6 TDI 2018  nr. Shasisë: WVWZZZAUZJP052461

VW TIGUAN 2.0 TDI 2009 nr. Shasisë: WVGZZZ5NZ9W523074

RENAULT CLIO 2009 1.2BENZIN Nr. Shasisë VF1BR1J0H42237014

Nissan Patrol 3.0 D 2009 nr. Shasisë: JNITESY61Z0563361

Toyota Prado 3.0D me  Nr. Shasisë JTEBY25J900021891

Toyota Prado 3.0D me  Nr. Shasisë JTEBY25J100021661

Toyota LANDCRUISER 4.2d me  Nr. Shasisë: JTERB71J700076179

 

Në dosjen e tenderit janë treguar edhe disa detaje se çfarë do të ndërrohen në këto vetura.

“Servisi i rregullt i caktuar në km të kaluara nënkupton: Ndërrimin e vajit të motorit. Ndërrimin e filtrit të vajit, të naftës – benzinës. Ndërrimin e filtrit të ajrit, të klimës duke e përfshirë edhe punën e dorës. Servisi i rregullt mbi bazën e km të kaluara ose sipas nevojës. Kontrollimi i sponave. Kontrollimi i frenave, rrotave, dritave. Kontrollimi i trapit të parë, të pasëm si dhe balansimi i rrotave-regllazha”.

Gjithashtu riparimi dhe ngjyrosja do të bëhet sipas kërkesës së caktuar. “Me këtë rast duhet që për punën e kryer dhe materialin e përdorur për ngjyrosje ti ipet garancion nga ana e punëkryesit”. /Demokracia.com/

 

Të ngajshme

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Rrezarta Ramaj

Dalin pamjet e momentit kur Policia e kap Albert Sylajn

Rrezarta Ramaj