Telenews

Policia e Kosovës në aksion, bastis një bankë paralele serbe në Leposaviq

Policia e Kosovës – Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore janë duke kryer bastisje në bankën paralele serbe në Leposaviq në Drejtorinë e Thesarit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë në veri, Veton Elshani, ku tha se Policia tashmë janë duke bastisur vendin e një banke paralele serbe e cila ndodhet në të njëjtin objekt ku Policia dit më parë mbylli intervenoi për mbylljen e katër komunave paralele.

“Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë janë duke kryer bastisje në një bankë paralele serbe në drejtorinë e thesarit në Leposaviq, ndërtesa është po e njëjta ku kemi bastisur për komunën paralele”, tha Elshani për Sinjalin.

Aksioni është duke vahzduar ende dhe për çdo risi Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

Të ngajshme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Rrezarta Ramaj

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së në Kosovë pas rastit të Arlindës: “Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë”

Rrezarta Ramaj