Dogana e Kosovës ka konfiskuar më 12 shtator në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” 56 copë mjaltë nga një udhëtar, i lijnës Stamboll – Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se vlera totale e mallit është 2,922.78 euro.
Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:
– 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€
– 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€
Ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871 euro. /Klankosova.tv