Skuadra jonë kosovare Peja sonte luan në kualifikimet e garës evropiane të basketbollit FIBA Europe Cup.
Ekipi verdhezi luan si mysafir tek ekipi grek i Maroussit në Athinë të Greqisë.
Përballja mes ekipit tonë kosovar dhe ekipit grek luhet në seri vajtje-ardhje, e skuadra që arrin koshaverazh më të mirë nga dy ndeshjet, kualifikohet në grupet e stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup.
Ndeshja fillon nga ora 19:30 e mbrëmjes dhe transmetohet direkt në You Tube.

