Telenews

Vazhdon saga – Milani e Interi i bien pishman idesë për renovimin e “San Siros”

Klubi i Milanit dhe ai Interit thuhet se më nuk janë dakord për renovimin e stadiumit ikonik “San Siro”, raportoi të enjten prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport.

Megjithëse thuhet se klubet nuk duan renovimin e “San Siros”, asnjëra palë nuk ka dalë me një vendim përfundimtar.

Projekti i “WeBuild” që parashihte një stadium modern përpara Kampionatit Evropian 2032  thuhet se është shumë i kushtueshëm për skuadrat nga qyteti i Milanos.

Përpos kostos së madhe të projektit, klubet janë të shqetësuar edhe me frekutimin apo mungesën e tifozëve në zhvillimin e ndeshjeve derisa të përfundoj renovimi i stadiumit

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani dhe Interi do të preferonin të ndërtonin një stadium të ri afër vendit aktual të San Siros, por aktualisht nuk ka plane përfundimtare.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj