Telenews

Zvicër, uji në nëntë lagje të Gjenevës nuk është i sigurt për t’u pirë

Kjo për shkak se një tub që furnizonte me ujë në këto lagje ishte plasur duke u infektuar me baktere.

Si rezultat, uji i rubinetit nuk duhet të konsumohet as nga njerëzit, as nga kafshët.

Gjithashtu nuk duhet ta përdorni për të pirë, larë dhëmbët apo larjen e duarve, si dhe për larjen e frutave dhe perimeve.

Rreziqet shëndetësore të gëlltitjes së këtij uji të kontaminuar “përfshijnë të vjella, diarre dhe çrregullime gastrointestinale”, tha SIG. “Nëse simptomat vazhdojnë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj.”

Nga ana tjetër, është e sigurt të bëni dush në të.

Sipas SIG, analizat bakteriologjike do të zgjasin disa ditë.

Këtu mund të merrni ujë të pijshëm

Ndërkohë, SIG ka instaluar 12 pika furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e prekura, të cilat do të qëndrojnë funksionale derisa uji i rubinetit të shpallet i sigurt për pije.

Banorët duhet të sjellin kontejnerët e tyre për të marrë ujin e pijshëm, falas, nga një nga këto pika; vendndodhja e tyre tregohet në këtë hartë:

Të ngajshme

Lajm i mirë për Hamburgun, s’ka shenja të virusit Marburg

Erzana Fazliu

Afro 2,000 të vdekur në Liban nga sulmet izraelite

Erzana Fazliu

Gjermani, papunësi e madhe, por edhe 686.000 vende të lira pune!

KushtrimGuraj