Telenews

KEK do të furnizojë me thëngjill shkollat e këtyre dy komunave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se do të furnizojë me thëngjill shkollat e Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

“Ky vendim është një tregues i bashkëpunimit të ngushtë mes KEK-ut dhe këtyre dy komunave, me fokus të veçantë në angazhimin e KEK për mbështetje ndaj komunitetit dhe përmirësimin e kushteve arsimore në zonat përreth operimeve të korporatës.”

KEK do të ndajë 1320 ton thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore për sigurimin e ngrohjes gjatë dimrit.

“Sipas këtij vendimi, KEK do të ndajë 1320 ton thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore, duke siguruar ngrohjen e shkollave gjatë sezonit dimëror. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.”

“Bordi ka marrë këtë vendim pas sigurimeve nga menaxhmenti se sasia e thëngjillit nuk do të ndikojë në furnizimin e dy termocentraleve. KEK mbetet e angazhuar për të forcuar marrëdhëniet me komunitetin dhe për të ofruar zgjidhje që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët.”

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj