Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Drenas u zgjodh njëzëri. Në përbërje ka emra të njohur ndërsa listës i prinë Ramiz Lladrovci ndërsa pjesë e saj janë edhe Ferat Shala, Fadil Demaku, Sejdi Hoxha, Labinot Halilaj etj.
Postimi i Ramiz Lladrovcit:
Në mbledhjen e kryesisë së Degës, strukturave dhe nëndegëve, në pajtim me Statutin e PDK-së, trajtuam katër pika të rendit të ditës.
Njëzëri, të gjitha propozimet nga listat u aprovuan, pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim. U themelua Shtabi zgjedhor i Degës, u themeluan shtabet e nëndegëve dhe emëruan koordinatorët nga dega për nëndegë.
Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së që u zgjodh njëzëri, në mbledhjen e strukturave të Degës së PDK-së, ka këtë përbërje:
Ramiz Lladrovci, Shef i Shtabit;
Milaim Hajdari, Zv/Shef i Shtabit;
Laurita Muhadri, Udhëheqës i Sektorit për Agjendë dhe Organizimin e Takimeve;
Muhamet Gjoka, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim elektoral dhe shtabe të nëndegëve ;
Laureta Thaqi, Udhëheqës i Sektorit për Media;
Erlind Krasniqi, Udhëheqës i Sektorit për Rrjete Sociale;
Ferat Shala, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Zyrtarët e Institucioneve;
Fadil Demaku, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;
Petrit Sinani, Udhëheqës i Sektorit për Financa;
Arben Shala, Udhëheqës i Sektorit për Komisionerë dhe Vëzhgues;
Sejdi Hoxha, Udhëheqës i Sektorit për Trajnim;
Bekim Lestrani, Udhëheqës i Sektorit për Ankesa;
Lumnie Krapi, Udhëheqëse e Sektorit për Koordinim të Gruas;
Dion Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim të Rinisë;
Petrit Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Diasporë;
Petrit Gashi, Udhëheqës i Sektorit për koordinim me organizatat e dala nga UÇK;
Haxhi Xhemajli, Udhëheqës i Sektorit për Logjistikë.