Telenews

IPK-ja arreston një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje”.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë  të kanë qenë në detyrë.

Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Të ngajshme

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

KushtrimGuraj

Ambasadat e Kosovës, zëdhënëse të Qeverisë – nuk e huqin asnjë postim të Kurtit e Gërvallës

KushtrimGuraj

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

KushtrimGuraj