Telenews

AUV asgjëson gjashtë gjedhe pasi rezultojnë me tuberkulozë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar gjashtë gjedhe pasi kanë rezultuar pozitive me tuberkulozë sipas matjes kutane.

AUV përmes një postimi në Facebook ka thënë se një rast ka qenë në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në një fermë në fshatin Beguncë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit të kafshët e llojit gjedhe. Në dy raste të dyshimta pas matjeve kutane kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen infektive tuberkuloz”.

“Një rast tek një kafshë është në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitiv në një fermë ne fshatin Beguncë. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe udhëzimin Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit, brucelozës dhe leukozës tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim për asgjësimin e menjëhershëm të kafshëve për të penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Të ngajshme

Treni godet një automjet afër Drenasit, lëndohen dy persona

Valjeta Turkaj

Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

Valjeta Turkaj

Gjatë ktij viti u braktisën 22 fëmijë, vetëm në nëntor u regjistruan katër raste

Valjeta Turkaj