Telenews

Mungesë e infektologëve në spitalin e Pejës

Gjendja aktuale me pacientë të prekur me COVID-19, barna esenciale e po ashtu edhe me mjete mbrojtëse në Spitalin e Pejës është stabile, por në këtë spital thonë se ka mungesë të infektologëve.
Kushtrim Krasniqi, kardiolog pranë Spitalit të Pejës, ka thënë se ka mungesë të infektologëve, por shpreson që të ketë mjekë të tjerë të interesuar e sidomos në repartin e infektives.
“Në spitalin e Pejës kemi mungesë të infektologëve. Aktualisht është vetëm një mjek, specialist infektolog dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi mjekë të tjerë që i bashkëngjiten spitalit të Pejës dhe repartit të infektives”, tha Krasniqi.
Ai tha se aktualisht janë dy pacientë me COVID-19, por që gjendja e tyre është stabile.
“Aktualisht kemi vetëm dy pacientë të infektuar me virusin COVID-19, të cilët janë të shtrirë në repartin e infektives dhe gjendja momentale e tyre është stabile. Normalisht janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe terapi tjetër protokollare, e cila zbatohet në Kosovë. Për momentin kemi shtretër të mjaftueshëm për pacientë të tjerë me këtë virus, që për momentin normal ka rënë edhe fluksi i pacientëve me këtë virus”, tha ai për kp.
Ndërkaq fatmirësisht tha që nuk ka pasur asnjëherë mungesë të barnave e as masave mbrojtëse gjatë kohës së pandemisë.
“Mungesë të barnave nga lista esenciale nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë gjatë kësaj kohe të pandemisë, pra vazhdimisht kemi pasur barna nga lista esenciale që hyn për trajtimin e pacienteve me COVID-19…Fatmirësisht prej fillimit të pandemisë kemi pas vazhdimisht mjete mbrojtëse për trajtimin e këtij virusi, pra asnjëherë nuk kemi pasur mungesë në këtë aspekt”, tha ai.

Të ngajshme

Përgatitja mendore para operacionit mund të ndikojë në rikuperim, tregon studimi i ri

Yllka Gashi

KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

Yllka Gashi

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi