Telenews

Admirali i NATO-s Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë

Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se e kanë mundësinë që të shtojnë trupa të KFOR-it në Kosovë.

Ai deklaroi se për këtë do të vendoset në bazë të rrethanave.

“E kemi mundësinë ta bëjmë këtë, nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai foli edhe për shtimin e trupave të KFOR-it gjatë periudhës së fundit në Kosovë.

“Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve.  Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre”, tha ai.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj