Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar sërish ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me shpenzimet e pushtetit për karburant, që raportohet se kapin vlerën e 31 milionë eurove.
Bajrami ka publikuar dokumentin ën rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Raporti i Auditimit për vitin 2023 është korrigjuar.
“Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.
Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore.” – ka shkruar ajo.