Telenews

“QIKA” kërkon mbylljen e Big Brother VIP Kosova: Po promovon dhunë

Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klan Kosovës është hedhur tym.

Kjo revoltë e tyre vjen si pasojë e futjes së ish-burrit të Drenusha Latifit në Big Brother, Atilla Kardesh, i akuzuar nga vetë ajo për dhunë ndaj saj.

“QIKA” kërkon mbylljen e menjëhershme të Big Brother VIP Kosova.

Sipas tyre, ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike.

“Mbrëmë, publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas. Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave.

Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrin masa URGJENTE për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj