Telenews

Adelina Ismajli rikthehet në ekran, por jo për muzikën

Adelina Ismajli do të kthehet në ekran pas shumë vitesh mungesë.

Këngëtarja do të jetë pjesë e jurisë së “Albania’s Got Talent”, së bashku me Ledina Çelon, Kastro Zizon dhe Agron Llakajn.

Prej shumë vitesh, këngëtarja ka preferuar të mos jetë prezente në jetën publike.

Megjithatë, tanimë do e shohim çdo të hënë në rolin e jurisë në këtë format.

“Albania’s Got Talent” do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus çdo të hënë në orën 21:00, ndërsa spektakli i parë nis më 11 nëntor.

Emisioni do të moderohet nga Isli Islami.

Formati njihet për zbulimin e talenteve të rinj në fusha të ndryshme. Pjesëmarrësit duhet të bindin jurinë për të përzgjedhur në disa faza, siç formula origjinale parashikon.

Fituesi do të marrë çmimin me vlerë 20 mijë euro.

 

Të ngajshme

Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit –

KushtrimGuraj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

Çka po paralajmëron Lumbardh Salihu nga Kroacia?

Rrezarta Ramaj