Telenews

Lajm i madh për gastronomët: Nga sot hapen klubet e natës dhe lejohet organizimi i dasmave

Nga dita e sotme edhe zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës, si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Kosovës.
Kështu ka njoftuar sot Shoqata e Gastronomëve, të cilët kanë thënë se subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale.
“Subjektet janë të obliguara që të caktojnë një ose më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri. Ju priftë e mbara!”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim për lehtësimin e masave, ku edhe ka hequr orën policore.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Yllka Gashi

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Yllka Gashi