Telenews

Prezantohet Jean-Denys Choulet, Dardanët me synime të qarta për sfidat e nëntorit

Në një konferencë për media, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar përzgjedhësin e ri në basketboll, Jean-Denys Choulet.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka thënë se trajneri ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe kjo përvojë do t’i ndihmojë Dardanët në ndeshjet shumë të rëndësishme për muajin nëntor. Dushku ka shtuar se, Dardanët do të bëjnë çmos për dy sfidat e nëntorit dhe është optimiste për rezultate pozitive, derisa FBK do t’i ofrojë kushtet optimale përzgjedhësit të ri.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së ka falënderuar Sponsorin Gjeneral të Përfaqësueseve të Kosovës, Bankën TEB për përkrahjen e vazhdueshme për basketbollin e Kosovës, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që gjithmonë është afër duke ndihmuar në projektet e FBK-së dhe duke dhënë ndihmë të madhe për basketbollin në vendin tonë.

Përzgjedhësi i ri është shprehur se do të mundohen për paraqitje dhe rezultate pozitive. “Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe të jem përzgjedhës i Kosovës. Kam shikuar disa ndeshje në fundjavë dhe përshtypja e parë është pozitive. Kemi një grup interesant dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë. Shpresoj se, do të fitojmë të paktën një sfidë dhe më pas në muajin shkurt të vitit të ardhshëm të kërkojmë kualifikimin. Gjithsesi pas disa stërvitjeve do të kemi një pasqyrë më të qartë të grupit”, theksoi Jean-Denys Choulet në konferencën për media.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Ndryshimi i Ligjit të Speciales, nesër hapi i parë në Komisionin për Legjislacion –

KushtrimGuraj