Telenews

Zyra e Kurtit shpenzon 1 mijë euro në dy tastiera të iPad

Zyra e Kryeministrit ka dhënë një tender në vlerë të 1 mijë eurove për furnizim me tastierë për iPAD. Me këto para janë blerë dy tastiera të tilla.

500 euro e ka paguar Zyra e Albin Kurtit një tastier për Ipad. Për dy tastiera të tilla janë shpenzuar 1 mijë euro.

Këtë blerje, Zyra e Kryeministrit e ka bërë përmes një tenderi publik, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender ka konkurruar vetëm një kompani dhe ajo është shpallur fituese.

“Furnizim me tastierë për iPAD. Data e nënshkrimit të kontratës: 05.11.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: Eor Group SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës, 998.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se çfarë modeli janë këto dy tastiera.

“Connectivity Technology: Magnetic, Smart Connector. Keyboard Description: Multi Functional, Multimedia, Ëireless. Special Feature: Ergonomic, Foldable. Color: Black. Number of Keys: 64 . Keyboard backlighting color support: Single Color . Style: US English. Product Dimensions: 9.72″L x 7.01″Ë x 0.23″H. Totali dy copë”.

 

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj