Telenews

Sindikata e KEK paralajmëron se do të mbajë grevë, këto janë arsyet

Sindikata e Re e KEK-ut njofton opinionin publik, punëtorët e KEK-ut, menaxhmentin dhe institucionet përkatëse se, pas një shqyrtimi të hollësishëm të kërkesave të punëtorëve dhe në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm, është marrë vendimi për të zhvilluar një grevë që do të fillojë më 20.11.2024, transmeton Scanner.

Sindikate ka renditur disa arsye të grevës, e një ndēr to është rritja e pagave.

Njoftimi i plotë:

Arsyet e Grevës:

Kjo grevë është e bazuar në nevojën për të realizuar kërkesat e drejta të punëtorëve të KEK-ut për:

Rritjen e pagave në përputhje me koston e jetesës dhe tregun e punës në Kosovë.
Pagesën e shtesës për rrezikshmëri për të gjithë ata që përballen me kushte të rrezikshme pune.

Pagesën për punën gjatë fundjavave për punëtorët që punojnë me ndërrime, siç parashikohet nga legjislacioni.

Gatishmëria për Negociata:

Sindikata e Re e KEK-ut shpreh gatishmërinë për të negociuar në çdo moment deri më datë 19.11.2024, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që plotëson kërkesat e punëtorëve dhe shmang nevojën për grevë. Nëse arrihet një marrëveshje e drejtë dhe e qëndrueshme, greva do të ndalet në çdo fazë, edhe nëse kjo marrëveshje arrihet në ditën e fundit.

Të ngajshme

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Donat Hashani

Gruaja kaloi natën e mbyllur në supermarket, ja çfarë thotë Migros për këtë

Donat Hashani

Limaj i premton Anamoravës investime në infrastrukturë: Është një ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj ane

Donat Hashani