Telenews

Këta janë dy të rinjtë që u vranë dje në qendër të Klinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti – Joni rreth 19 vjeçar nga fshati Jashanicë.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Sinjali tutje ka mësuar se viktimat dhe dorasi dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaktari që çoi në këtë tragjedi

Të ngajshme

Po të kishte qenë Sara më pak private”, Ledri Vula flet për ndarjen: Më vjen keq për Poin

Erzana Fazliu

Nxënësit mësojnë në të ftohtë, në mungesë të furnizimit me dru për djegie

Erzana Fazliu

Teuta Krasniqi thellë e mërzitur për shoqen e ndjerë

Erzana Fazliu