Telenews

Përdorën forcë pa autorizim, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në autorizimet ligjore ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Në komunikatë thuhet se informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës dhe pas veprimeve fillestare hetimore dyshohet se dy zyrtarë policorë nga njësia e  trafikut të kryeqytetit dhe një zyrtar tjetër i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë tejkaluar autorizimet e tyre të përdorimit të forcës.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e datës 11.11.2024 në Fushë Kosovë me rastin e një ndalimi në trafik të një qytetari nga zyrtarët policorë”.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt sqarimit të rrethanave të këtij incidenti”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

 

Të ngajshme

“Albin Kurti si Shefqet Krasniqi”, thotë Baton Haxhiu

Donat Hashani

Eskalon diskutimi mes Gresës e Xhenetës (VIDEO)

Donat Hashani

Edhe Fushë Kosova ndalon doracakun e “Edukimit Seksual”

Donat Hashani