Telenews

Gjiganti gjerman Porsche ndan 1 milion euro për Ukrainën

Prodhuesi gjigant i makinave luksoze “Porsche”, ka ndarë një milion euro për Ukrainën.
Këto para janë të dedikuara si ndihmë emergjente për qytetarët e prekur nga kriza humanitare, që është përkeqësuar me shpejtësi ditëve të fundit.
Paratë do t’i dorëzohen UNHCR-së.
“Jemi thellë të pikëlluar nga ngjarjet në Ukrainë. Shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe nuk kanë bërë asnjë faj. Po ashtu, do të japim kontribute dhe do të mbështesim edhe organizatat që po ndihmojnë popullatën në terren”, ka thënë CEO i Porsche, Oliver Blume.
Deri tani, qindra organizata e korporata të mëdha biznesore u kanë dalë ndihmë qytetarëve të Ukrainës, me mbështetje financiare dhe me tërheqje të aktiviteteve të tyre nga shteti rus, si masë ndëshkimi.

Të ngajshme

Plani i pazakontë amerikan për Ukrainën: Ndryshim kufijsh që Putini të shpallë fitoren –

KushtrimGuraj

Zbulohet se çfarë kërkoi në Google vrasësi i Krakovit në Google, para masakrës!

Rrezarta Ramaj

Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës

Rrezarta Ramaj