Telenews

Gjeniu kosovar: Erdajti, më i miri në botë, e lexon trurin

Erdajt Sopjani programoi një pajisje të thjeshtë që e bën të mundur leximin e sinjaleve elektromagnetike në tru.

E për projektin e emëruar “Wavecation” u shpërblye me çmimin e parë në mesin e 300 pjesëmarrësve nga e gjithë bota në “Tourism Technology Festival 2.0” në Salzburg të Austrisë.

Sopjani tha se kjo pajisje nuk ka kufizime sa i përket përdoruesit, madje funksioni i saj shkon edhe më larg.

Ndihmon edhe një fushë jetike të secilit vend, ani pse i duhen edhe ca shtesa.

Kur e prezantoi në fillim, kjo nuk iu duk fort e besueshme jurisë, ani pse pjesë e kësaj gare ishin kokat më të ndritura të moshave të reja për teknologji.

Vitin e kaluar, 17 vjeçari mori pjesë në një tjetër garë në Shqipëri ku po ashtu u zgjodh më i miri, ndërkaq tani është duke punuar për sistemin e detektimit të lajmeve të rreme. /Klankosova.tv

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj