Telenews

Emisari francez: Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ka thënë dje se Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për të normalizuar marrëdhëniet.

I pyetur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Trokaz theksoi se Franca është sponsorisuese e marrëveshjes së fundit mes dy palëve, por që të dyja palët nuk po bëjnë shumë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, marrëveshjes së Brukselit që ishte e vitit të kaluar.

“Duhet të normalizojmë situatën, ne punojmë me të dyja palët për të lehtësuar dialogun . Pikërisht për këtë Bashkimi Evropian ka të ashtuquajturën marrëveshje Bruksel-Ohër , e cila është një kornizë në të cilën dy palë, me ndihmën e BE-së, diskutojnë për tejkalimin e vështirësive”.

“Ne e dimë se cilat janë këto vështirësi. Prandaj, ajo që ne bëjmë thirrje është që të dyja palët të përmbahen nga çdo masë e dëmshme e njëanshme” tha Trokaz, në Forumin e Sigurisë që u mbajt dje në Beograd.

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj