Telenews

Abdixhiku: 500 milionë për spitalin e ri, do t’i funksionalizojmë sigurimet shëndetësore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për shëndetësinë.

Fillimisht ai ka premtuar 500 milionë euro investim për një spital të ri në vend të QKUK-së.

“Spitalin e Ri të Kosovës, investim 500 milionësh në një lokacion të ri, me një strukturë të re, me një model të ri. Pas ndërtimit të Spitalit të Ri, QKUK aktuale e ndërtuar qysh në vitin 1964 – pesë vite para se njeriu të shkonte në Hënë – do të rrënohet, pastrohet, për t’i liruar vendin kompleksit më të madh multikulturor të Kosovës, ku teatrot muzetë e sallat do të zënë vend ikonik!”, ka shkruar Abdixhiku.

Po ashtu ai ka premtuar funksionalizim të shërbimeve shëndetësore.

“Funksionalizimin e Fondit të sigurimeve Shëndetësore, me premiume 3.5% punëmarrësi dhe 3.5% punëdhënësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngajshme

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi