Telenews

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Azia, Afrika e Australia…

Përgjatë dhjetë muajve të parë të 2024-tës, në Kosovë kanë hyrë dhjetëra mijëra vetura nga vende të huaja.

Si në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, Gjermania mbetet eksportuesja më e madhe e veturave në Kosovë.

Ndonëse Gjermania mban vendin e parë, viteve të fundit janë importuar shumë vetura edhe nga vendet aziatike si: Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Për importimin e këtyre veturave u shpenzuan qindra miliona euro.

Nëse vazhdon trendi i njëjtë edhe gjatë pjesës së fundit të këtij viti, 2024-ta do të bëhet viti me më së shumti shpenzime për importim të veturave nga jashtë.

Këto shpenzime kanë rezultuar edhe në të ardhura për shtetin, për shkak të taksave që paguhen kur importohen veturat – taksa e doganës, akciza dhe TVSH-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).

Taksa e doganës është një tarifë që aplikohet bazuar në vlerën e mallit, kur ai të importohet dhe të eksportohet.

Akciza është një tarifë e veçantë që zbatohet mbi disa produkte që cilësohen si mallra luksi.

Ndërsa, TVSH-ja është një tatim që paguhet nga blerësi i fundit i një shërbimi apo një produkti.

Të gjitha këto taksa së bashku gjenerojnë të ardhura për shtetin, shkruan REL.

Në Kosovë, ato kanë gjeneruar tashmë më shumë të ardhura sesa në vitet e kaluara, ende pa i llogaritur dy muajt e fundit të vitit. Për veturat elektrike, në Kosovë është paraparë lirimi nga taksa e regjistrimit, në mënyrë që të nxitet blerja e tyre, si ndotëse më të vogla të ambientit.

Megjithatë, shumica e veturave të importuara në Kosovë nuk janë elektrike. Pjesa më e madhe e tyre as nuk janë të reja, por të përdorura. Për veturat elektrike, në Kosovë është paraparë lirimi nga taksa e regjistrimit, në mënyrë që të nxitet blerja e tyre, si ndotëse më të vogla të ambientit.

Megjithatë, shumica e veturave të importuara në Kosovë nuk janë elektrike. Pjesa më e madhe e tyre as nuk janë të reja, por vetura të përdorura.

Të ngajshme

Sa është çështje problematike mjedisi në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kurti: Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë

KushtrimGuraj

Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë

KushtrimGuraj