Telenews

Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a e dini ku?

Autostrada e parë në botë, një rrugë e destinuar ekskluzivisht për vetura, gjegjësisht mjete motorike, u vu në qarkullim saktësisht njëqind vjet më parë, në shtator të vitit 1924, dhe lidhte Milanon dhe Varese në veri të Italisë.

Rruga, e cila u hap nga mbreti italian Vittorio Emanuele III, është sot pjesë e rrjetit të autostradave italiane dhe emërtohet A8.

Ajo u quajt Autostrada dei Laghi – “Autostrada e Liqeneve”, sepse lehtësonte ndjeshëm udhëtimin e turistëve në liqenin Maggiore, Lugano dhe Como.

Ishte pjesa e parë e rrjetit të autostradave italiane, e cila u zgjerua me shpejtësi dhe vazhdon në autostradën “kryesore” italiane, A1 – Milano-Romë-Napoli, e njohur më mirë si Autostrada del Sole.

 

Personi më përgjegjës për ndërtimin e autostradës së parë në botë ishte inxhinieri milanez Piero Puricelli, i cili jo vetëm e konceptoi dhe projektoi me vizion rrugën ekskluzivisht për veturat, por edhe menaxhoi të gjitha aspektet burokratike dhe ligjore të ndërtimit.

Autostrada e parë moderne u përfundua në 15 muaj. Kishte dy korsi në secilin drejtim, të ndara nga një vijë e dyfishtë. Kabinat e pagesës u vendosën përgjatë rrugës – gjithashtu të parat në botë, dhe pagesa ishte 10 lira.

Edhe pse Autostrada dei Laghi është padyshim autostrada e parë e ndërtuar në botë, një ide e ngjashme u realizua në Gjermani në vitin 1909, kur në Berlin u ndërtua një rrugë me korsi të ndara nga një brez i gjelbër midis Grunwald dhe Vanesi, por e destinuar vetëm për testimin e automjeteve.

Autostrada e parë në Gjermani u hap në 1932 – seksioni Këln-Bon. Danimarka u bë me autostradën e saj të parë në 1956, ndërsa Britania e Madhe hapi një seksion 13 kilometra në 1958. Autostrada e parë në Japoni u regjistrua në vitin 1965.

Të ngajshme

Ekosistemi i pajisjeve Galaxy ofron produktivitet edhe më të madh

KushtrimGuraj

Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike

KushtrimGuraj

Bëhen bashkë tre ikonat e McLaren

KushtrimGuraj