Telenews

SBASHK del me njoftim: Ministrja Nagavci nuk pati gatishmëri, nesër protestë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se pas konferencës për media që kanë mbajtur sot, ministrja Arbërie Nagavci bashkë me zv.ministrin Taulant Kelmendi janë takuar në MAShT me kryetarin e BAShK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.

Njoftimi i plotë:

Pas konferencës për media të mbajtur sot nga SBASHK, Ministrja Arbërie Nagavci, së bashku me zëvendësministrin Taulant Kelmendi, realizoi një takim në MASHTI me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.

Takimi ishte i shkurtër dhe përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, pasi Ministrja Nagavci nuk shfaqi gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konkrete mbi kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat SBASHK i ka bërë publike prej kohësh.

SBASHK shpreh keqardhje për këtë qasje të Ministres dhe njofton se nesër do të mbahet protesta e paralajmëruar. Gjithashtu, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë dhe vendosë për hapa të tjerë sindikalë. SBASHK shpreson që gjatë protestës së nesërme përfaqësues të MASHTI-t të takohen me udhëheqësit e protestës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme për të dy palët.

Pas konferencës për media të mbajtur sot nga SBASHK, Ministrja Arbërie Nagavci, së bashku me zëvendësministrin Taulant Kelmendi, realizoi një takim në MASHTI me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.

Të ngajshme

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

Yllka Gashi

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BKS, 69 të pandehur dhe mbi 1.2 milion euro dëm i dyshuar

Yllka Gashi

Arrestohet një i dënuar me 4 vite burg për narkotik në Prizren

Yllka Gashi