Telenews

Kosovare Asllani me Suedinë e ‘shkelin’ Serbinë, kualifikohen në EURO

Kombëtarja e Suedisë e ka marrë një fitore të madhe sonte ndaj Serbisë.

Ishte kjo ndeshja e luajtur në kuadër të fazës së dytë të play-offit, për kualifikim tutje në EURO 2025, në konkurrencën e femrave.

Për Suedinë, sonte u paraqit edhe futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asallani.

Asllani madje shënoi gol në fitoren prej 6-0, duke tundur rrjetën e portës serbe në minutën e 19-të të takimit.

Suedia fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 8-0 pas dy ndeshjeve, pasi paraprakisht më 28 nëntor kishte fituar 2-0.

Me fitoren e sontme, kombëtarja suedeze ka marrë rrugën për në kampionatin europian të vitit të ardhshëm, i cili do të mbahet në Zvicër.

Të ngajshme

Orges Shehi pritet të marr drejtimin e Ballkanit

KushtrimGuraj

Arsenali e mposht Manchester Unitedin, Amorim pëson humbjen e parë

Donat Hashani

Reali befasohet si mysafir, nuk merr as edhe një pikë

Donat Hashani